Dyshohet se favorizuan ndërtime pa leje, arrestohen disa zyrtarë në Sarandë
Disa zyrtarë të IKMT, legalizimeve, hipotekës dhe pushtetit lokal në Sarandë janë arrestuar.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për 13 urdhër-arreste deri më tani, ndërkohë që janë shoqëruar në Polici 9 prej tyre.
Ky hetim është nisur nga Policia dhe Prokuroria Sarandë.
Këta zyrtarë dyshohet se kanë favorizuar ndërtime pa leje në Ksamil, Sarandë dhe zonën e Plazheve.