Dalin emrat, kush janë të ndaluarit nga policia në Sarandë

Mbrëmjen e sotme në Sarandë po ekzekutohen 13 urdhër- arreste të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës. Mësohet se në polici janë shoqëruar Oltion Durmishi, Apostol Qesari, Ermen Stroka, Ina Papa, Denis Balili, Manushaqe Saliko, Erald Lika

Ndërkohë në kërkim janë shpallur Andri Dhima dhe Kozeta Statha. Funksionet që ushtrojnë këta persona secili ende nuk janë zbardhur.

Ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën me legalizime, leje ndërtimi apo shkelje të tjera në Ksamil, Sarandë dhe zonën e plazheve. Burime nga prokuroria thonë se urdhër-arrestet janë lëshuar për:

Mariel Murati- ish Drejtor Aluizni

Ina Papa- ish Shefe sektori Aluizni

Erald Lika- ish Shef Sektori Aluizni

Denis Balili- ish inspektor IKMT

Ermen Stroka- specialist ASHK

Viktor Qesari- inspektor IMT Bashkia Sarande

Manushaqe Saliko- ish inspektore IKMT

Oltion Durmishi- inspektor IMT Bashkia Sarande

Andri Dhima- ish drejtor ASHK

Kozeta Statha- ish drejtore ASHK

Tonin Simoni- ish inspektor IMT Bashkia Sarande