DOKUMENTI/ Prokuroria e Sarandës del me njoftim pas arrestimit të zyrtarëve: Aksioni vijon…
Tetë persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë pranëGjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, pasi nëkundërshtim me ligjin lejuan ndërtimin e një objekti 7-katësh, hotel, pranë vijës bregdetare në qytetin e Sarandës dhe proceduanme legalizimin tij. Ndërkohë që tre persona të tjerë janë ende nëkërkim.
Të 11 të pandehurit, pjesë e procedimit penal nr.37 të vitit 2024, janë nën hetim për veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “shpërdorim i detyrës”, parashikuarnga nenet 186, 199/a/4 dhe 248 të Kodit Penal.
Pas administrimit të provave në funksion të këtij procedimipenal, nga prokurori është urdhëruar ndalimi i 11 shtetasve me detyra dhe funksione te ndryshme shtetërore prej të cilëve ështëbërë i mundur ekzekutimi i ndalimit të 8 prej tyre të identifikuarsi më poshtë;
E.S – Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranëDVASHK Sarandë;
E.L – Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranëDVASHK Sarandë;
I. P – Specialiste ne Drejtorine vendore të Ashk Sarandë;
V.Q – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;
T. S – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;
O.D – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;
D.B – Specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territoritpranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë; dhe
M.S – Specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territoritpranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë
Nga policia gjyqësore vijon kërkimi për ndalimin edhe të treshtetasve të tjerë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit tëPërgjithshëm Sarandë, po vijon veprimet hetimore përidentifikimin dhe marrjen në përgjegjësi penale edhe tëpersonave të tjerë të përfshirë në veprime të paligjshme dheshkelje ligjore në ushtrim të detyrave shtetërore.