Arrestohet hajduti i lokaleve në Sarandë – EMRI

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia në Sarandë, pasi akuzohet për grabitje.

 

Në pranga ka rënë shtetasi Besnik Banushi, i cili është kapur nga kamerat e sigurisë duke grabitur një lokal në fshatin Krane, Finiq.

 

Sakaq policia njofton, se Banushi rezulton person me precedentë të mëparshëm penal po për të njëjtin krim.

 

“Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, me precedent të mëparshëm për të njëjtin krim. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim zbardhjen e vjedhjes së disa produkteve, në lokalin e shtetasit Th. D., në fshatin Krane, Finiq, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë identifikuan, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin B. B., 38 vjeç, banues në Delvinë.

 

Ndërkohë, vijon puna për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas”,- thuhet në njoftimin e bluve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.