Policia e Sarandës arreston 35- vjeçarin, theu masën “arrest shtëpie”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.