Procedohet në prokurori 43- vjeçari nga Saranda, tentoi të djeg makinën e një firme ndërtimi

Specialistet për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. P., 43 vjeç, banues në Sarande.

Kjo pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka tentuar të djegë një mjet pune të një firme ndërtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.