I riu nga Saranda shkel gazin, nuk i ndalon policisë për kontroll
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 23 vjeç, banues në Sarandë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.