Historia e trishtë e Esmeraldës nga Saranda, shkon për të lypur në tavolinën e deputetes
Shkrimtarja dhe deputetja Flutura Açka, ndërsa poston dy foto këtë mëngjes nga Saranda, pikërisht te Limani, tregon edhe historinë e një vajze që lyp aty, Esmeraldës.
Vajza me dy bishtaleca shkon direkt te tavolina e deputetes dhe kërkon që kjo e fundit ti paguajë një kakao dhe padyshim, deputetja e pranon. E gjithë këtë episod, madje dhe historinë e Esmeraldës që nuk shkon në shkollë, që jeton vetëm me gjyshërit e prindërit i ka larg, e shkruan në rrjetet sociale. Po nga ana tjetër, një pyetje e bën kushdo që lexon këtë histori: Ç’dreq prindërish janë këta?
Pjesë nga postimi i Açkës
Pas pak vjen një vajzë e buzëqeshur, ka dy bishtalecë në krye, si dy palma të var ura sarandite. E ka emrin Esmeralda. Nuk është më shimē së dhjetë a dhmbëdhjetë vjeç. Lyp Esmeralda, e di çdokush aty, e njeh çdokush në bar.
-Të ulem këtu, – më thotë.
-Ulu, – i them.
-Ma paguaj një kakao?
-Ta paguaj, – i them
Pa mbaruar dialogu ynë ca djem të një tryeze ngjitur i sjellin një kupë të sheqerosur e me krek, që nuk ia di emrin. Unë do t’ua paguaj nesër. Kështu e lëmë, bashkë me një picë për gjyshen. Më rrëfen se prindërit i ka larg, se rri me gjyshërit, se kur erdhen herën é fundit prindërit i blenë kostumin që ka veshur. Nuk shkon në shkollë. Nuk ka qenë kurrë në shkollë. Nuk e lënë të shkojë në shkollë.
Tronditem. Ka një ligj: çdo fëmijë duhet të shkojë në shkollë, ta çojë familja me detyrim. Dhe unë jam njeriu politik që duhet ta shqyrtoj a zbatohet ligji, dhe një sistem i tërë duhet të sigurojë shkollimin e çdo fëmije. I kërkoj Esmeraldës të shkruajë emrin e saj. Nuk di. I kërkoj Esmeraldës të vizatojë një flutur. Nuk di. Unë google-oj flutura, dhe Esmeralda.
Ndërsa Esmeralda po shkërben fluturat e internetit, unë shkruaj këto fjalë, jo pak e trazuar. Te deti, te deti fjala më ngeci. Çdo të ndodhë pas një shekulli me kētë shkudesje? Kë pyes? Detin?