Vjedhjet në Finiq dhe Dropull, mediat greke ngrenë alarmin

Mediat greke shkruajnë se në dy javët e fundit, në zonat minoritare në jug të Shqipërisë , kanë ndodhur 32 grabitje të armatosura, duke frikësuar popullatën lokale, duke marrë shkas nga vjedhja e fundit në Finiq, Delvinë.

Sipas asaj që raportojnë mediat helene, situata ka bërë që kryetari i Bashkisë Finiq Leonidha Hriso të kërkojë ndihmën e Policisë së Shtetit.

Bashkia Finiq me anë të një njoftimi zyrtar ka publikuar shifrat e vjedhjeve të fundit në zonë.

Agresorët përpos vjedhjeve e grabitjeve të parave, kërcënojnë gjithashtu edhe të moshuarit.

Mediat greke po ashtu nënvizojnë se gjendja e njëjtë e kriminalitetit për vjedhje është edhe në bashkinë tjetër të banuar kryesisht nga minoritarët në Dropull të Gjirokastrës.