“BNN Breaking”: Butrinti, perla e fshehur e Shqipërisë

Në Shqipëri, ndodhet  një destinacion që po rrëmben me shpejtësi zemrat e udhëtarëve në mbarë botën. Bëhet fjalë për Parkun Kombëtar të  Butrintit, një vend me rëndësi historike dhe bukuri të jashtëzakonshme natyrore.

Kështu e përshkruan britanikja “Breaking News Network” këtë vend të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, me ujërat e tij bruz dhe diellin e ngrohtë të verës.

Ky park u jep mundësinë udhëtarëve të bëjnë një udhëtim pas në kohë. Butrinti është shtëpia e rrënojave që  datojnë nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin e XIX. Vizitorët mund të ecin mes mbetjeve të një kolonie greke, përshkojnë rrugët e një qyteti romak dhe mahniten me arkitekturën bizantine dhe veneciane, të gjitha këto në një vizitë.

Qasja e këtij thesari historik është jashtëzakonisht e përballueshme. Hyrja kushton më pak se 5 paund për person. Butrinti ofron një kombinim të bukurisë natyrore dhe rrënojave historike, duke e bërë atë një zgjedhje  të përsosur për ata që kërkojnë të devijojnë nga destinacionet tradicionale të pushimeve. Akomodimet pranë Butrintit do të joshin akoma edhe më shumë udhëtarët e huaj.

Qëndrimi në Sarandë apo Ksamil është një “okazion” në krahasim me destinacionet ekzotike si Maldivet, ku ushqimi dhe akomodimi janë dukshëm më të përballueshme, pa kompromentuar cilësinë apo përvojën, përfundon artikulli.