Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, makina bie në humnerë dhe shpërthen në flakë

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.

Sipas burimeve, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Po ashtu bëhet me dije se pasi ka rënë në humnerë, automjeti është përfshirë nga flakët.

Ndërkohë nuk dihet numri i personave qe kanë qenë në makinë, apo nëse ka viktima apo të plagosur.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.