Barraka e rrethime në Ksamil, reagon policia bashkiake e Sarandës
Sherbimet e Policisë Bashkiake Sarandë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative , kanë konstatuar një tokë të rrethuar në mënyrë të paligjshëm në sipërfaqje prej 1500 m2 dhe një barrakë të vendosur brenda rrethimit.
Menjehere është njoftuar IVMT Bashkia Sarandë dhe Komisariati i Policisë Sarandë për ndjekjen e mëtejshme të rastit, ndërkohë që shërbimet e policise kanë asistuar në prishjen e ketyre strukturave të paligjshme.
Rasti në fjalë do te referohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.