Një paradite ngazëllyese në Sarandë: Fëmijë, rini, familje…

Një paradite ngazëlluese ishte e hëna e Krishtilindjeve në Sarandë, me një shëtitore të tejembushur, për më tepër me moshën vitale – rininë, me pasurinë më të vyer të një shoqërie – familjen, si dhe me të ardhmen – fëmijët.

Edhe për faktin e të qënit turistik, Saranda nuk mund t’a  pranojë të jetë një qytet pleqsh në stinët e ftohta, duke qenë se është një qytet dielli.

Kjo u pa pikërisht ne kete nisje te javes.

Sarandës i shkon rinia, i shkon familja, i shkojnë fëmijët, e fisnikëron padyshim mosha e tretë.