Mbytet aksidentalisht 38-vjeçari në Sarandë, çfarë deklarojnë familjarët

Ditën e sotme është mbytur aksidentalisht në Sarandë një 38-vjeçar, në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se sipas familjarëve të tij, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”, shtetasi A. M., 38 vjeç, banues në Sarandë. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, para disa orësh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.