Sarandë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. F., 32 vjeç dhe S. A., 48 vjeç, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ofruar shërbimin taksi, me automjetet e tyre private, pa licencë dhe pa u regjistruar në organet kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedim penal për shtetasin A. N., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka goditur me grusht shtetasin S. Gj., për motive të dobëta.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-F. M., 62 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;

-B. K., 56 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.