Policia e Sarandës arreston 40- vjeçarin nga Finiqi, ishte i shpallur në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në  Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan shtetasin K. Zh., 40 vjeç, banues në Finiq.

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor pasi dyshohet se ka djegur disa materiale ndërtimi, në fshatin Cerkovicë, Finiq.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.