Aeroporti i Vlorës gati në mars 2025, Balluku: Presim mbi 1 mln pasagjerë në vitin e parë

inspektuan nga afër punimet në kantierin e aeroportit të ri ndërkombëtar që po ndërtohet në Vlorë.

Në këtë aeroport po punohet në disa fronte, tek pista, po ashtu ngritja e terminalit prej 20 mijë metrash katrorë, kullës së operimit, godinës së zjarrfikësve, hangarëve, ndërtimi i rrugëve lidhëse dhe krejt infrastruktura e fushës aeroportuale.

“Tashmë jemi në një fazë të avancuar të punimeve. Në të djathtë është kulla e kontrollit, që ka nisur nga ndërtimi. Matan kullës është ndërtesa e zjarrfikësve. Ky aeroport do të jetë kategorie 4E, një nga më të lartat në Ballkan”, tha Balluku.

“Tani po shkelim terminalin e ri. Terminal me sipërfaqe 20 000 metra katrorë. Nga ana inxhinierike ka qenë një punë e komplikuar, pasi zona është 2 metra nën nivelit të ujit. Por i është dhënë zgjidhje çdo elementi. Nga ana inxhinierike iu dha zgjidhja përmes kanalit të kullimit. Pista është 2.5 metra mbi nivelin e detit dhe aeroporti në tërësi 4 metra mbi nivelin e detit. Ky aeroport do të ketë dhe një inovacion, që e kemi thënë disa herë, por që bëhet më i dukshëm: I gjithë aeroporti do të jetë i mbuluar me panele diellore. Do vendosen në mënyrë që të mos krijohen problematika me uljen e ngritjen e avionëve. Këto do të prodhojnë 5.2 MWH energji e rinovueshme, që do të jetë për nevojat e aeroportit”, tha Balluku.

“OSHE po adreson kërkesën për dy linjat, një linjë kryesore dhe një backup për operimet këtu. Po ashtu po përpunohet dhe furnizimi me ujë. Pritet që të sigurohet brenda fundit të dhjetorit, dhe në fillim të 2024 do të nisi puna me rrjetin e furnizimit me ujë. Më pas bashkë me aeroportin e Munihut nis puna për certifikimit, pasi kjo procedurë nis 1 vit përpara se të mbyllet puna në aeroport. S’kemi vonesa në asnjë prej pikave. Të ngresh një aeroport nga e para nuk ndodh në Europë në vitet e fundit, zakonisht ndodh rikonstruksion. Në vitin e parë priten sipas kontratës 330 mijë pasagjerë, ndërkohë me gjithçka që po shohim sot edhe për shkak të zhvillimeve politike që po ndodhin sot në Shqipëri, në vitin e parë ne kemi pritshmëri më të larta se në kontratë, ku vetëm në Vlorë do të kemi mbi 1 milion pasagjerë, nga marsi 2025 deri në dhjetor. Ne do mbyllim të gjitha punimet në dhjetor 2024”, shtoi Balluku

Ajo prezantoi dhe dy risi për Vlorën, që do t’i mundësojë ky aeroport.

“Sot i kemi mbyllur pjesën e akademike e kontrollorëve të trafikut ajror, që janë në pjesën e mbushjes së orëve të trajnimit. Gjatë dimrit më e vështirë, por gjatë verës do realizohen pak më shpejt. Në fund të verës 2024 do jenë të certifikuar dhe gati për operim. Dy sektorë të rinj do ketë ky aeroport, mirëmbajtja e avionëve, brenda javës tjetër një konsultim të ri të konsorciumin, një prej më të mëdhenjve në Itali. Ata dhe duan hapësira për të ushtruar veprimtarinë e tyre. Po ashtu dhe akademia, që pritet të nisi punë. Ajo do të fillojë në shtator 2024 maksimumi. Ka shumë mundësi që akademia të nisi në Vlorë”, tha Balluku.