Besmir Veliu merr mandatin si kryebashkiak i Delvinës

Besmir Veliu ka marre kete te marte mandatin si kryetar i bashkise Delvine.

POSTIMI

Të dashur bashkëqytetarët e mi!

Jam shumë mirënjohës dhe në të njëjtën kohë i nderuar që sot betohem përpara jush duke marrë zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Bashkisë Delvinë.
Një detyrë e cila më ngarkon me përgjegjësinë për t’ju shërbyer maksimalisht, për një Bashki me dyer të hapura për çdo qytetar.
Jam i bindur që përpara na presin sfida të reja e njëkohësisht shumë punë të mira për Delvinën që duam, Delvinën ku do të rrisim fëmijët tanë, Delvinën plot tradita. Ama di t’ju them me bindje të plotë, që së bashku me ekipin tim, çdo ditë do të punojmë me shumë përkushtim me fokusin drejt përmirësimit të jetesës së çdo delvinioti, zhvillimin e ekonomisë.

Suksese gjithashtu dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe na priftë e mbara në këtë rrugëtim!