Theu masën “arrest shtëpie”, arrestohet në flagrancë 32- vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. I., 32 vjeç, banues në Konispol.

Arrestimi u krye pasi ka dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.