Procedohet penalisht një 51- vjeçare nga Saranda, theu xhamin e palestrës dhe iu gjet kanabis
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasen Sh. T., 51 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se ka thyer xhamin e jashtëm të palestrës së një shkolle.
Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.