Forumi Tematik Rinor Sarandë: Thirrje për Aplikime!
Sarande, kjo është mundësia që të përmirësoni nën këndvështrimin tuaj qytetin! Me ndihmën e ReLOaD2 dhe mbështetjen e Bashkisë Sarandë, LIBURNETIK nis zbatimin Projekti “Në duar të sigurta”.
Ky projekt është një përpjekje për të rritur pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrjen dhe politikat lokale. Duke krijuar një Forumi Rinor Tematik në Sarande, synojmë të mbështesim të rinjtë në të mësuarit, diskutimin dhe ndërhyrjen pro-aktive për të adresuar dhe zgjidhur sfidat e komunitetit përmes aktivizmit.

Zbuloni rëndësinë e qytetarisë aktive dhe bëhuni një agjent i ndryshimit në komunitet.
Mësoni dhe zbatoni nisma qytetare për qytetin e Sarandës.
Bashkëpunoni me Bashkinë e Sarandës për të bërë realitet çdo dëshirë për qytetin.

Të rinjtë e moshës 15-25 vjeç.
Dëshironi të kontribuoni në një nismë që ka për qëllim ndryshimin dhe përmirësimin e komunitetit tuaj? Ky është momenti! Aplikoni dhe bëhuni pjesë e Forumit Tematik Rinor në Sarandë.
