Drejtonte motorrin pa patentë dhe me lendë narkotike në xhep, policia e Sarandës arreston 37- vjeçarin

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 37 vjeç, banues në Ksamil.

Arrestimi i tij u bë pasi është ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që drejtonte motomjetin, dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se e drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.