Emërimet/ Kush janë gjyqtarët e rinj në Gjirokastër e Sarandë

Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh të enjten dhe vendosi për caktimin në pozicione të 40 gjyqtarëve të emëruar një javë më parë të cilët do të shërbejnë në gjykata të ndryshme të vendit.

Në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër janë emëruar dy gjyqtarë; Nertila Përallaj dhe Entela Selmanaj.

Në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë janë emëruar tre gjyqtarë; Edona Vajushi, Entiljano Spahiu dhe Mikel Hysometaj.

Pas hartës së re gjyqësore, Gjirokastra humbi Gjykatën e Apelit ndërsa Saranda ruajti Gjykatën e Shkallës së Parë që ka pasur. ©