A duhet lejuar betimi i Fredi Belerit si kryebashkiak? Pëllumb Xhufi: Nuk e nderon Himarën

Historiani Pëllumb Xhufi në një intervistë për News24 foli për çështjen ‘Beleri’ dhe tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë për këtë rast.

 

Në lidhje me pyetjen e bërë nga gazetarja Fatmira Nikolli, nëse Fredi Beleri duhet të lejohet të betohet si kryebashkiak, Xhufi u shpreh se Beleri nuk e nderon Himarën, ndërsa shtoi se është i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë.

A duhet lejuar Beleri të betohet si kryebashkiak?

Beleri, se nuk dua t’i them zoti Beleri. Ka pasur implikime në ngjarje të pista dhe tragjike siç është masakra e Peshkëpisë, jo më të respektohet.
është një çështje e drejtësisë. Ai njeri nuk e nderon Himarën, se ka qenë qendra e kryengritjeve për gati 1 shekull. Kur them Himara kam parasysh gjithë Labërinë. Tani disa individë që paguhen nga Athina bën një politikë përçarëse dhe vetëmohuese, siç është rasti i Belerit që vetë deklarohet si grek.
A janë pyetur historianët për pyetjet e Censusit?
Historianët duhet të pyeten. Historianët paguhen nga populli shqiptar dhe janë të detyruar të flasin. Pyetja që shtrohet është se në rast se unë deklaroj një tjetër shtetësi, p.sh. Amerika, a kam përgjegjësi për një gënjeshtër? Që ma mohon qenia ime, familja ime. Duhej një pasqyrë që kjo është seriozë dhe çfarë sjelle duhet të kemi ndaj këtij Censusi. Është gjë më përgjegjësi dhe nuk mund të gënjesh.
Beleri paska thënë se është me origjinë nga Progonati. Kjo tregon se Porgonati është grek. Nuk i mjafton Himara, por do të marrë dhe Progonatin. Në fshatin Muze sot kanë banorë që kanë marrë letra greke.