Arrestohet 41- vjeçari nga Ksamili, policia: Theu masën e arrestit

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Ksamil.

Arrestimi u krye pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës duke thyer masë e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.