Arrestohet 31- vjeçari nga Saranda, ngacmoi seksualisht një të huaj

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin L. C., 31 vjeç, banues në Sarandë.

Kjo pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, në rrugë, një shtetase të huaj 34 vjeçe.

Matarialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.