Zëdhënësi i Fredi Belerit: PD bëri gabim, duhet të kandidonte 61 Fred Belera në të gjithë Shqipërinë

Zëdhënësi i Fredi Belerit ka thënë gjatë një debati televiziv në Top Story se Partia Demokratike do duhej të kishte kandiduar 61 Fred Belerër në të gjithë Shqipërinë.

“PD bëri një gabim. Duhet të kishte kandiduar në 61 bashkitë e Shqipërisë 61 Fred Belera. Sepse kështu e do Edi Rama.

PD-së i duhen kandidatë fitues”, tha Skerdjan Dhuli në një përpjekje dëshpëruese për të justifikuar vendimin e Sali Berishës për të shkuar në zgjedhjet e 14 majit në Himarë me Fredi Belerin, personazhin e akuzuar për Masakrën e Peshkëpisë, i dënuar gjithashtu për përdhosje të simboleve tona kombëtare dhe shpesh të shfaqur me deklarata të rënda si ajo që shqiptarët kanë zbritur nga malet e Kaukazit.