Rifillojnë sërish gërmimet arkeologjike në Parkun Arkeologjik të Finiqit
Ministrja e Kultures, Elva Margariti, permes nje postimi ka bere me dije se kane rifilluar germimet ne Parkun Arkeologjik te Finiqit.
“Rifilluan sërish gërmimet arkeologjike në Parkun Arkeologjik të Finiqit.
Projekti i përbashkët arkeologjik shqiptaro-italian i ka përqendruar kërkimet në zonën publike të qytetit antik.
Strukturat që po dalin në dritë dëshmojnë për godina monumentale, që qëndronin mbi tarracime.
Zona është e aksesueshme për vizitorët. Paralelisht me gërmimet arkeologjike, DRTK Vlorë ka kryer ndërhyrje restauruese dhe ka rinovuar tabelat shpjeguese e orjentuese”, shkruan Margariti.