Policia e Sarandës procedon penalisht tre të rinj, ja arsyeja

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit Xh. P., 19 vjeç, E. B., 19 vjeç dhe F. P., 21 vjeç, të tre banues në Konispol.

Procedimi penal filloi pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hedhur lëndë piroteknike (fishekzjarre), në oborrin e banesës së shtetasit M. A., në Konsipol, të cilin më pas e kanë kanosur dhe e kanë goditur me grushte.