Solidaritet me shtetin fqinj! Saranda dhe Gjirokastra mbushen me simbole italiane

Saranda dhe Gjirokastra po mbushen me simbole të mbështetjes për popullin italian dhe për luftën që mijëra mjekë dhe infermirë po bëjnë atje për të frenuar përhapjen e Covid 19 dhe shërimin e të prekurve.

Kalaja e Gjirokastrës u vesh me projeksionin e ngjyrave të flamurit italian për rreth 1 orë në mbrëmje, ndërsa Saranda dekoroi me ngjyrat e flamurit italian bashkinë e qytetit.

Parulla dhe simbole që shprehin solidaritetin janë parë edhe në banesa private, biznese e në mediat sociale.

Aktualisht në Sarandë dhe Gjirokastër jetojnë të izoluar një numër i vogël shtetasish italianë, kryesisht të moshuar.

Bashkitë kanë organizuar ekipe patronazhi për ti ndihmuar ata me blerjet e ushqimeve dhe barnave si për të gjithë të moshuarit e tjerë.

Ju kujtojmë se diçka e ngjashme më parë ndodhi me Durrësin dhe Elbasanin. /Top Channel/