Mbërrin në Sarandë kroçera e famshme franceze
Ka mbërritur për herë të parë në Portin e Sarandës, kroçera franceze “Le Lyrial” PONANT ose siç njihet nga gjithë Franca (Shampanja e PONANTIT) e kompanisë detare të anijeve turistike dhe kroçerave “PONANT COMPANY”.
Gjatë qëndrimit në qytetin e Sarandës kanë zbritur për të vizituar qytetin e lashtë të Butrintit dhe sitet e ndryshme arkeologjike dhe natyrore 197 turistë të kombësive të ndryshme.
“Le Lyrial” do të qëndrojë deri në orët e vona të pasdites dhe më pas do të largohet për tu rikthyer sërish në qytetin tonë.