Impresionues dhe unik, qyteti antik i Butrinit destinacioni i preferuar për turistët
Qyteti antik i Butrinit, 20 km larg Sarandës vijon të mahnitë turistë vendas e të huaj me bukurinë dhe qetësinë që ofron.
Edhe pse në fund të sezonit turistik, Butrinti vazhdon të “gumëzhijë” nga vizitorët kuriozë për të zbuluar misteret dhe historinë e gdhendur në gurët që i kanë mbijetuar shekujve.
Asnjë vizitor vendas apo i huaj nuk mund ti shpëtojë magjepsjes nga bukuritë që të ofron parku kombëtar i Butrintit, 20 km larg Sarandës, ku rrethimet natyrore plotësojnë aq bukur rrënojat antike të tij.
Parku Kombëtar i Butrintit është siti arkeologjik më i vizituar në vendin tonë dhe ai që ka patur fluksin më të madh këtë sezon veror.