Zyrtare, Joe Biden zgjidhet President i 46-të i SHBA-së

Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ai ka kaluar zyrtarisht 270 vota elektorale duke shkuar në 284.

Sipas mediave amerikane, Biden ka fituar fushë-betejën e Pensilvanisë që i siguron mjaft vota elektorale sa për të tejkaluar limitin prej 270 votash elektorale që i duhen për t’u shpallur President.

Priten ende rezultatet e në disa shtete të tjera si Georgia dhe Nevada ku ende vijon numërimi teksa edhe në këto shtete ku sërish Biden është në avantazh.

Trump ka paralajmëruar se i ka fituar zgjedhjet, por ato janë manipuluar, teksa duket se do i çojë me të gjitha gjasat në Gjykatë.

Në rast konfirmimi, Biden do të jetë Presidenti i 46-të i SHBA, teksa Trump e mbyll rrugëtimin e tij me vetëm 1 mandat 4-vjeçar.