I vuri zjarrin tokës së tij dhe dogji tre banesa, shpallet në kërkim 36-vjeçari në Finiq
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 36-vjeçarin në Finiq që i vuri zjarrin tokës së tij.
Zjarri u përhap duke përfshirë një sipërfaqe shumë të madhe dhe si pasojë u dogjën pjesërisht 3 banesa, dhe u rrezikuan disa të tjera, falë inteligjencës policore dhe veprimeve të shpejta në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 36-vjeçarin.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë, shërbimet policore, zjarrfikësit, emergjencat civile dhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes po vijojnë intensivisht punën për shuarjen e zjarrit.