Kandidati i primareve të Sarandës, pyet Gentjan Zerën: Po kandidon?

Kandidati i primareve për bashkinë e Sarandës, Armando Magllara, përmes një komenti ka pyetur Gentjan Zeren, nëse do kandidojë për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Zera ditën e djeshme përmes një poitstimi në rrjetet sociale la të kuptojë se do të jetë kandidat i grupit të Alibejat për zgjedhjet lokale që do mbahen gjatë vitit të ardhshëm.

Kandidimi i tij  pritet që të trazojë situatën tek dega e PD Sarandë, ku një pjesë është pozicionuar krah “Foltores” së Sali Berishës dhe kanë nisur një proces të ashtëquajtur primare, ndërsa një pjesë tjetër është me PD zyrtare që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj.

Komentin e kandidatit të primareve Armando Magllarës nëse do kandidojë, Gentjan Zera e ka shoqëruar vetëm me një like, duke aprovuar pyetjen e tij…/Sarandanews.com/