Digjen 3 banesa në Finiq/ Mbërrin ndihma nga ajri, helikopteri po shuan flakët

Pas ndihmës së kërkuar nga kryetari i Bashkisë së Finiqit, Romeo Çakuli, një helikopter ka ardhur në ndihmë nga ajri.

Mësohet se ai po ndihmon në shuarjen e flakëve të zjarrit, të cilat kanë përfshirë kodrat me ullinj në fshatin Livinë.

Sakaq, raportohet se tre banesa janë djegur dhe janë dëmtuar pjesërisht nga flakët e mëdha.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e Finiqit, Delvinës dhe Sarandës. Gjithashtu, në fikjen e tij kanë dalë dhe banorët.