Finiq, bashkia nis punën për pastrimin e pusetave për të shamngur përmbytjet gjatë dimrit
Bashkia e Finiqit ka nisur qe tani te marr masat ne prag te dimrit.
Kryebashkiaku i Finiqit, Romeo Çakuli, ka bere me dije se ka nisur puna per pastrimin e pusetave per te shmangur permbytjet.
”Shërbimi Teknik i Bashkisë Finiq, në prag të dimrit, po kryen punime të gjera pastrimi nëpër puseta, me prioritet kryesisht në përrenjtë që kalojnë nëpër zona të banuara, në kuadër të shmangies së përmbytjeve dhe parandalimit të fatkeqësive të tjera nga reshjet e ardhshme”, shprehet kryetari i bashkise se Finiqit Romeo Çakuli.