Aksident në rrugën Kardhiq-Sarandë, një i plagosur

Një aksident tjetër ka ndodhur në rrugën Kardhiq–Sarandë, pranë Shijanit mëngjesin e sotëm.

Mësohet se 2 automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal pranë njëra-tjetrës, duke lënë 1 të plagosur, i cili po transportohet drejt spitalit në Sarandë.

Ende janë të paqarta shkaqet dhe dinamika e aksidentit.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet ambulanca dhe Policia.