Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet kryetari i Partisë Socialiste në Finiq

Kryetari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Finiqit, Thoma Kallojeri është arrestuar mbrëmjen e sotme.

Kallojeri, i cili shërben njëkohësisht si këshilltar bashkiak në këtë bashki dhe drejtor i Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Sarandës ka rënë në prangat e policisë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Kallojeri ka përfunduar në pranga pasi është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij.

Po ashtu theksohet se nga testi që i’u bë 67-vjeçarit nga autoritetet e Policisë Rrugore të Sarandës, doli që ai ishte me një sasi të lartë alkooli në gjak.