Bilanci i sezonit në Sarandë/ Operatorët të kënaqur, ende probleme me punëtorët
Fundi i gushtit kulmon edhe me largimin e pjesës më të madhe të pushuesve nga plazhet, por ndryshe ndodh këtë sezon në Sarandë, ku prenotimet janë zgjatur edhe për shkak të kushteve të favorshme të motit. Sipas operatorëve, këtë sezon, ka prenotime edhe në tetor. Shumica prej tyre tashmë bëjnë bilancin e sezonit turistik.
Numri i lartë i pushuesve kryesisht italian këtë verë u ka dhënë frymëmarrje hoteleve dhe restoranteve, duke mos u përsëritur viti i shkuar ku edhe pse prezenca turistike ishte e lartë, pushuesit e huaj u cilësuan se vinin “me bukë me vete”.
“Sezoni i sivjetshëm ishte një sezon relativisht i mirë, i mbarë. Baza e pushuesve që kanë ardhur kanë qen kryesisht italian, europa juglindore, kemi pasur polak, dhe shumë shtete të tjera. Fluksi ka qen shumë i lartë të themi të drejtën qyteti nuk ka qen i përgatitur për xhiro kaq të lartë. Ky sezon po mbyllet mire, ende ka njerëz. Baza e pushuesëve këtë vit në Sarandë kanë qen italianët dhe italianët konsumojn, janë njohës të produkteve të detit”, -tha Armando Magllara, operator turistik.
Italianët janë konumator të mire të restorantëve, shpenzojnë dmth”
Në bilancin e fund gushtit, operatorët vlerësuan se mungesa e fuqisë punëtorte, rriti shpenzimet për ta, pasi u detyruan të ofrojnë dyfishin e rrogës për të plotësuar stafin. Por sërish, nuk gjetën staf të kualifikuar.
“Paga minimale ka arritur 800 euro 800 dollarë, kështu që është relativisht e mirë. Problemi qëndron vertet ne realizuam pagesat e personelit por e vërteta është që këta nuk e kanë kualifikimin e duhur që ne kërkojmë. Kështu që kjo është një kontradiktë që mbetet e hapur”,-tha Armando Magllara, operator turistik.
Për Magllarën, Saranda është reklamuar si një destinacion shumë i lirë, por ofron edhe mundësi të tjera për çdo kerkesë.
“Ministria e Turizmit, shteti shqiptar e ka bërë shumë mirë reklamën për asetet e Shqipërisë , por duke reklamuar që është turizëm i lirë, dhe ky është gabimi kryesor ne nuk kemi turizëm të lirë, ne kemi turizëm të lirë, kemi turizëm mesatar , kemi dhe turizëm ke turizëm ku shërbehet me nivel të lartë. Kemi hotele kemi restorante që janë më lartë se Korfuzi”,-tha Armando Magllara, operator turistik.
“Gabimi është që këta kanë menduar se me 400 euro mund të kalosh një javë, jo nuk kalohen një jave me 400 euro.”
Në fund të kulmit të sezonit, duket se Saranda ja doli të tërheqë turistë nga e mbarë bota, duke e kthyer në një destinacion për cdo kategori vizitorësh.