Vdekja tragjike e dy turistëve italianë në Sarandë, gjykata lë në burg shoferin 17-vjeçar

Elio Raku 17-vjeçari i cili aksidentoi për vdekje dy turistët italianë në aksin Sarandë-Ksamil, është lënë në burg.

Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Avokati mbrojtës kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak se Raku është i mitur.