Sarandë, mbërrin kroçerja e radhës luksozs “Seabourn Quest”

Ka mbërritur në mëngjesin e sotëm në Portin e Sarandës, krocera e radhës, luksozja “Seabourn Quest”.

Turistët e kroceres së ankoruar në Gjirin e Sarandës do të ndjekin disa destinacione si Butrintin antik dhe pika të tjera atraktive të rajonin, përfshirë qytetin e Sarandës.

Seabourn Quest është përsëritja e tretë e dizajnit të anijes që është quajtur “një ndryshim i lojës për segmentin luksoz”.

Ajo lundron nëpër botë dhe mbart me vete një sërë ambientesh ngrënieje të vlerësuara me çmime.