Radhët e gjata në doganë, Romeo Çakuli thirrje autoriteteve: Merrni masa për të lehtësuar lëvizje

Kryebashkiaku i Finiqit, Romeo Çakuli, u ka bere thirrje sot autoriteteve doganore te Kakavijës dhe Mavromatin qe te marrin masa per lehtesimim rradheve te qytetareve ne keto dy pika.

Ai ka kerkuar nga palet shtim te personelit pasi radhet e gjata kane shkaktuar kaos te qytetaret qe kerkojne te vizitojne Finiqin.

“U bëj thirrje organeve kompetente doganore dhe policore greke në pikat kufitare të Kakavisë dhe Mavromati që të shpejtojnë, me personel shërbimi shtesë dhe duke hapur korridore si në hyrje ashtu edhe në dalje, për kalimin e qetë të qytetarëve të bashkisë së Finiqit, si dhe të zonës më të gjerë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë dhe kalojnë ditët e shenjta të festës sonë ne vendin e tyre.

Radhët prej kilometrash në të dyja pikat doganore në ditët e fundit dhe në prag të 15 gushtit po vuajnë në mënyrë të paimagjinueshme, deri tani qindra familje të bashkëqytetarëve tanë me fëmijë të mitur dhe anëtarë me probleme lëvizëse”, shprehet kryebashkiaku i Finiqit Romeo Çakuli.