Prishje qetësie publike, procedohen penalisht dy persona në Ksamil

KSAMIL- Në bregdetin shqiptar vijojnë prej ditësh kontrollet për të siguruar një ambient të qetë për pushuesit.

Në kuadër të kësaj, administratorët e dy subjekteve në plazhin e Ksamilit janë proceduar penalisht për prishje të qetësisë publike.

NJOFTIMI

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrollove në zonat bregdetare, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, bazuar dhe në ankesat e marra nga qytetarët, kanë evidentuar 2 raste të prishjes së qetësisë publike nga muzika e lartë në lokale dhe një rast të pushtimit të një hapësire publike në bregdet, në Ksamil.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto 3 raste janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. Gj., 27 vjeç, banues në Korçë dhe E. H., 20 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”;