Aksident i frikshëm në rrugën Butrint-Sarandë, përmbyset xhipi

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në rrugën Butrint-Sarandë.

Një makinë xhip është përmbysur në mes të rrugës, ku fatmirsisht nuk ka të lënduar.

Mësohet se xhipi ka pasur brenda turistë polak.

Në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /Sarandanews.com/