Ministri Balla inspekton punën në Qafë-Botë: Puna të jetë me ritëm, të mos ketë rradhë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka inspektuar këtë të mërkurë punën e Policisë kufitarë në pikën e kalimit kufitarë të Qafë-Botës.

Balla gjatë inspektimit është ndalur të bisedojë edhe me turistë nga Ukraina dhe Çekia, të cilët po vinin drejt Shqipërisë të për të kaluar pushimet e tyre.

Balla gjatë inspektimit nuk bashkëbisedoj vetëm me punonjës të policisë shqiptare, por dhe shkëmbeu disa fjalë edhe me punonjës të policisë kufitare të Greqisë, ku i bëri thirrje që kalimi në kufi të bëhet me ritëm të shpejtë për të mënjanuar rradhët e gjata.