Kryenin ndërtime të paligjshme në Ksamil e Sarandë, procedohen 3 persona

Vazhdimi i operacionit policor “Coastline” ka evidentuar 3 raste të paligjshmërisë në ndërtim.

Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. M., 49 vjeç, banues në Dimal, F. D., 62 vjeç, banues në Ksamil dhe E. D., 36 vjeç, banues në Ksamil.

Tre persona u kapën nga policia teksa kryenin punime ndërtimi pa leje, në objektet e tyre, në Ksamil dhe në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.