Grupi muzikor portugez në Sarandë/ Studentë që i bashkon muzika, bëjnë Shqipërinë pjesë të turit të tyre

Mes mijëra pushuesve të huaj, në Sarandë ndodhen këto ditë një grup i veçantë studentësh nga Portugalia. Studiojnë mjekësi në universitetin e Lisbonës, por muzika është një tjetër pasion që i bën bashkë.

Për herë të parë, grupi i tyre muzikor i quajtur “Tuna” ka bërë edhe Sarandën pjesë të turit nëpër Evropë.  Janë  25 instrumentistë dhe këngëtarë, që luajnë muzikë në rrugë.

“Studentët e universitetit në Portugali kanë të gjithë nga një grup muzikor, emri i grupit tonë është “Tuna” , është një traditë që ka filluar në Spanjë dhe ne e kemi trashëguar në Portugali. Është një grup studentësh nga i njëjti universitet të cilët kanë pasion muzikën, ata mblidhen së bashku dhe formojnë këtë grup që quhet “Tuna”. Ne përshembull jemi grupi Tuna i  universitetit të mjekësisë.

Kjo është hera e parë që muzikantët e rinj sjellin artin e tyre në rrugët e Shqipërisë. Por përshtypjet e mira pas kësaj vizite të parë, i ka bërë ata të mendojnë të kthehen në Sarandë, si pushues.

“Eshte hera e pare qe po vijme ne Shqiperi edhe pse grupi jone eshte prej 30 vitesh, kemi qene kudo ne mbare boten por kurre me pare ne shqiperi. Po eksplorojme gjera te reja, gjjthcka eshte mrekulli ketu, keshtu qe po mendoj te kthehem serish si turist ketu, me miqte dhe te dashuren time”

“Ne po e shijojme shume Shqiperine, po kalojme kohe te bukur ketu, cdo gje ketu eshte e mrekullueshme, njerezit kaq te miqesor dhe te ngrohtË, natyra , deti fantastik, vertet po e shijojme ketu”

Muzika tradicionale portugeze tërhoqi vëmendjen e qindra pushuesve, në shëtitoren buzë detit. Gjatë këtij sezoni turistik Saranda është kthyer në një panair prezantimi kulturash shqiptare dhe nderkombetare.