FOTOT: Qetësia për Duan është…Ksamili

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka zgjedhur edhe këtë vit Shqipërinë për të kaluar pushimet e saja të verës. Gjatë kësaj jave ajo nuk ka ngurruar të publikojë foto të ndryshme nga pushimet në Ksamil e shoqëruar me familjen dhe shoqërinë.

Edhe ditën e sotme Dua ka ndarë disa momente nga pushimet duke treguar se po relaksohet në maximum në bregdetin e jugut. Krahas fotove ajo ka shkruar “qetësiiii:*”.