Arbana Osmani: Pas tre vjetësh, në jug. Gjithçka kishte ndryshuar, veç kulturës!
Moderatorja Arbana Osmani ka qenë për pushime në Jug dhe thotë se ka mbetur e kënaqur nga ndryshimet.
E vetmja gjë që nuk ndryshon, sipas saj, është kultura.
“Kisha fiks tre vite pa ardhur ne Jug me fëmijët. Dhe me gjithë frikën se mos gjenim trafik, në fakt rrugët e zgjeruara dhe përmirësuara ishin një surprizë e bukur dhe nuk u bllokuam askund (ndryshe nga ç’ndodh kur ikim ne Veri p.sh).
Bukuritë natyrore ky i vend i ka, na i ka falur Zoti dhe besoj te gjithë jemi dakort që kemi një Rivierë fantastike, dhe gjithmonë e me tepër struktura hoteliere me kushte optimale; dhoma super design dhe restorante te hatashme; pashë me shumë opsione për çdo gjë, sporte uji, spa, shopping çdo gjë krahasuar me 3 vite më parë.
Por në këto pak ditë këtu vura re që fatkeqesisht vetëm një gjë nuk ka ndryshuar dhe që është përtej luksit, varkave e carpacio-ve, rezidencave me 5 yje dhe plazheve me vibe mykoniane; teksa je duke pushuar me fëmijët e tu, miqte e tu apo thjesht duke kaluar rastesisht, ka gjithmone një pronar që i uleret një punonjesi dhe e trajton si kafshe, me nje fjalor te dhunshëm e ofendues si të ishte gjëja me normale.
Dhe në ate moment, edhe pse asnjeri prej tyre se ka me ty (përkundrazi ty të respektojnë ne max) shija e keqe që të le nje debat absurd e banal me tone te larta në gjuhen amë, nga njerezit e vendit tend (se mbase te isha ne nje vend te huaj s’do më bënte aq pershtypje) të mbetet.
Dhe fillon e pyet veten a do bëhemi ndonjehere? A do mund te respektojme ndonjehere njeri tjetrin? Jo ta duam; ta respektojme. Pronari, punonjesin. Punonjesi, pronarin. Klienti, klientin ne shezllonin ngjitur. Skafisti, plazhistet. Shqiptari, shqiptarin.
Nuk do ta bejne kete vend turistet italiane që kërkojnë Shqipërinë ku hahet lirë se njesoj do ankohen prapë se e kane në gjak. Ketë vend do ta bëjmë ne, por vetem nese respektohemi pak më shumë. Pak fare”, shkruan ajo.